Një moment i rëndësishëm në zhvillimin e Durana Tech Park u shënua me hapjen e thirrjes për shprehje interesi për rezidentë, duke çelur një kapitull të ri në rritjen e ekosistemit të inovacionit. Kjo nismë ftoi startup-e, scale-up-e, inovatorë dhe kompani të orientuara drejt teknologjisë të aplikojnë për t'u bërë rezidentë të Durana Tech Park, një park si fillim virtual e shumë shpejt dhe fizik, dhe të bëhen pjesë e një mjedisi bashkëpunues dhe progresiv, të ndërtuar për të mbështetur rritjen teknologjike afatgjatë në Shqipëri.
Nisja e rrugëtimit të Durana Tech Park si një park "virtual" lejon ndërtimin e komunitetit, testimin e proceseve dhe krijimin e vlerës që në hapat e parë – pa pritur për ndërtimin fizik të kampusit.
Thirrja e hapur iu drejtua entiteteve që kërkojnë akses në infrastrukturë të avancuar inovacioni, hapësira pune të përbashkëta dhe një rrjet të fortë profesional. Rezidentët përfitojnë nga afërsia me sipërmarrës ndërkombëtarë e lokalë me të njëjtin vizion, iniciativa të bazuara në kërkim shkencor dhe partnerë institucionalë, duke krijuar mundësi për bashkëpunim, shkëmbim njohurish dhe përshpejtim të zhvillimit.
Duke tërhequr një përzierje të larmishme rezidentësh drejt teknologjisë, Durana Tech Park synon të ndërtojë një komunitet dinamik që nxit kreativitetin, bashkëpunimin ndërsektorial dhe inovacionin e qëndrueshëm. Kjo nismë pasqyron gjithashtu misionin më të gjerë të Duranës për t'u pozicionuar si një qendër rajonale për sipërmarrjen dhe inovacionin e aplikuar.
Kjo hapje përfaqëson një hap themelor drejt konsolidimit të Durana Tech Park si një pikë referimi për kompanitë ndërkombëtare ne fushën e teknlogjisë që synojnë të sigurojnë një prezencë në Shqipëri, startup-et dhe inovatorët që synojnë të shkallëzojnë idetë e tyre brenda një ekosistemi mbështetës dhe të orientuar nga e ardhmja.

