Një tryezë e rrumbullakët e nivelit të lartë u organizua në Durana Tech Park, duke mbledhur Drejtorin Ekzekutiv të Kilometro Rosso, një nga Parqet më të suksesshme shkencore dhe teknologjike në Bergamo të Italisë, dhe përfaqësues nga universitete publike dhe private. Takimi krijoi një hapësirë dialogu mbi zhvillimin e parqeve shkecore e teknlogjike dhe të ekosistemeve të inovacionit dhe rolin e bashkëpunimit midis akademisë dhe industrisë në parqet teknologjike.
Diskutimet u përqendruan në forcimin e lidhjeve kërkim shkecor–industri, nxitjen e transferimit efektiv të njohurive dhe eksplorimin e modeleve që mbështesin rritjen e bazuar në inovacion. Vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrës se si kërkimi akademik mund të shndërrohet në aplikime praktike dhe zgjidhje të gatshme për tregun përmes bashkëpunimit të strukturuar me qendra inovacioni dhe partnerë industrialë.
Kjo tryezë e rrumbullakët përforcoi angazhimin e Durana Tech Park për të vepruar si një urë lidhëse mes akademisë, industrisë dhe inovacionit, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Duke lehtësuar dialogun me entitete të konsoliduara të inovacionit dhe institucione akademike, Durana vazhdon të pozicionohet si një platformë që mbështet bashkëpunimin, ndarjen e ekspertizës dhe zhvillimin afatgjatë të ekosistemit.

