Workshop me Ekspertë të GIZ
Workshop
Gusht 2025

Workshop me Ekspertë të GIZ

Një workshop i specializuar u organizua nga Durana Tech Park në bashkëpunim me ekspertë të GIZ, i fokusuar në zhvillimin sa më të sukseshëm të Durana Tech Park, ndërtimin e komunitetit brenda parkut dhe të kapaciteteve për menaxhimin në mënyrë sa më efikase të Durana Tech Park. Workshop-i shërbeu si një platformë për ndarjen e ekspertizës ndërkombëtare nga dy ekspertët e GIZ, të atashuar tashmë pranë Durana Tech Park për të ndihmuar në fazën e parë të ngritjes së parkut, dhe qasjeve praktike të përshtatura për nevojat e mjediseve në zhvillim të inovacionit.

Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime dhe sesione praktike që adresuan strategjitë e zhvillimit të ekosistemit, forcimin institucional dhe qëndrueshmërinë afatgjatë. Ky shkëmbim ofroi njohuri të vlefshme mbi praktikat më të mira të nxjerra nga përvoja ndërkombëtare, duke kontribuar në rritjen profesionale të komunitetit dhe aktorëve të Duranës.

Ky bashkëpunim përforcoi angazhimin e Durana Tech Park për bashkëpunim ndërkombëtar dhe mësim të vazhdueshëm. Duke punuar ngushtë me partnerë të konsoliduar zhvillimi si GIZ, Durana vazhdon të forcojë kuadrin e saj institucional dhe të rrisë rolin e saj si një platformë inovacioni, sipërmarrjeje dhe zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm me vizion afatgjatë.

Workshop