Durana Tech Park ndan vizionin me Universitetin “Aleksandër Moisiu” për forcimin e inovacionit në Durrës
BashkëpunimeNëntor 2025

Durana Tech Park ndan vizionin me Universitetin “Aleksandër Moisiu” për forcimin e inovacionit në Durrës

Durana Tech Park zhvilloi një takim me Universitetin “Aleksandër Moisiu” (UAMD), ku prezantoi vizionin e tij për lidhjen më të fortë mes kërkimit akademik dhe inovacionit teknologjik.

Ky bashkëpunim synon të fuqizojë rolin e Durrës në hartën ndërkombëtare të teknologjisë, duke nxitur zhvillimin e një ekosistemi modern dhe të integruar.

Përmes kësaj nisme, studentët dhe akademikët do të kenë më shumë mundësi për t’u përfshirë aktivisht në projekte inovative, duke u bërë pjesë e një rrjeti më të gjerë bashkëpunimi dhe zhvillimi.

Bashkëpunime