Në kuadër të Forumit Ekonomik Egjipt–Shqipëri u krijua një hapësirë e rëndësishme për takime, shkëmbim idesh dhe ndërtim partneritetesh të reja mes dy vendeve.
Ky forum shërbeu si një platformë për të forcuar lidhjet mes ekosistemeve ekonomike dhe inovative, duke nxitur bashkëpunimin dhe identifikuar mundësi të reja zhvillimi në nivel rajonal dhe ndërkombëtar .
Aktiviteti u zhvillua me praninë e delegacionit egjiptian, të udhëhequr nga Rania Al-Mashat, Ministre e Planifikimit, Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, e cila theksoi rëndësinë e partneriteteve strategjike dhe një vizioni të përbashkët për zhvillim afatgjatë.
Forumi konfirmoi angazhimin e përbashkët për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi dhe për të promovuar rritjen ekonomike dhe inovacionin.



