Durana Tech Park mori pjesë në Forumin e Biznesit Shqipëri–Greqi, një platformë e rëndësishme që mblodhi përfaqësues të institucioneve, komunitetit të biznesit dhe investitorë nga të dy vendet për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të krijuar mundësi të reja partneriteti.
Gjatë forumit, u prezantua vizioni i Durana Tech Park si parku i parë i shkencës dhe teknologjisë në Shqipëri, i fokusuar në zhvillimin e teknologjisë, mbështetjen e startup-eve, tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet shërbeu si një mundësi për të promovuar potencialin e Shqipërisë si një destinacion në zhvillim për inovacionin dhe sipërmarrjen, si edhe për të krijuar lidhje të reja me partnerë strategjikë nga Greqia dhe rajoni.
Përmes angazhimit në forume ndërkombëtare, Durana Tech Park vijon të zgjerojë rrjetin e bashkëpunimeve dhe të kontribuojë në ndërtimin e një ekosistemi inovacioni të ndërlidhur, duke forcuar pozicionin e Shqipërisë në hartën rajonale të teknologjisë dhe investimeve.



