Jet Tech i bashkohet Durana Tech Park si rezident i ri në sektorin fintech
RezidentëDhjetor 2025

Jet Tech i bashkohet Durana Tech Park si rezident i ri në sektorin fintech

Jet Tech është zyrtarisht pjesë e Durana Tech Park, pas nënshkrimit të kontratës që e bën atë një nga rezidentët më të rinj të parkut.

Si pjesë e Jet Bank, banka e parë 100% digjitale në Shqipëri, Jet Tech do të zhvillojë dhe ndërtojë platformën teknologjike dhe inovative të bankës brenda ambienteve të Durana Tech Park.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit fintech në Shqipëri, një nga fushat që po rritet me ritme të shpejta brenda parkut. Përmes këtij angazhimi, synohet të përshpejtohet inovacioni dhe të forcohet pozicioni i Shqipërisë në teknologjitë financiare të avancuara.

Rezidentë