Durana Tech Park u nderua nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës me Çmimin e Vlerësimit për kontributin në inovacion, sipërmarrje dhe mbështetjen e studentëve, në kuadër të ceremonisë së 20-vjetorit të universitetit.
Ky vlerësim përfaqëson një moment të rëndësishëm për Durana Tech Park dhe konfirmon rolin e tij në zhvillimin e një ekosistemi të qëndrueshëm inovacioni në vend.
Bashkëpunimi me universitetin mbetet një element kyç për funksionimin e parkut, duke krijuar ura të forta mes akademisë dhe industrisë, si dhe duke hapur mundësi të reja për të rinjtë dhe idetë që sjellin ndryshim dhe inovacion.
Durana Tech Park shpreh mirënjohjen për këtë vlerësim dhe rikonfirmon angazhimin për të vijuar mbështetjen ndaj talenteve të reja dhe zhvillimit të sipërmarrjes në Shqipëri.
