Durana Tech Park ishte pjesë e World Economic Forum në Davos, ku mori pjesë në diskutimet globale mbi të ardhmen e teknologjisë, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik, me fokus të veçantë te investimet.
Pjesëmarrja në këtë forum prestigjioz përfaqëson një mundësi të rëndësishme për prezantimin e potencialit investues të Durana Tech Park dhe të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Gjatë aktivitetit, u zhvilluan takime dhe u ndërtuan ura bashkëpunimi me aktorë ndërkombëtarë, me synimin për të krijuar partneritete strategjike dhe për të tërhequr investime në sektorët e teknologjisë dhe inovacionit.
Kjo pjesëmarrje kontribuon në pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion i ri dhe konkurrues për investime në teknologji dhe zhvillim inovativ.



