Durana Tech Park zhvillon takim në San Francisco me JPMorgan për mbështetjen e zgjerimit global të startup-eve
NdërkombëtarMars 2026

Durana Tech Park zhvillon takim në San Francisco me JPMorgan për mbështetjen e zgjerimit global të startup-eve

Durana Tech Park zhvilloi një takim në San Francisco me JPMorgan Chase, ku u diskutuan mundësi konkrete bashkëpunimi në kuadër të Global Passport Program, me synimin për të mbështetur startup-et rezidente në zgjerimin e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Gjatë takimit, palët eksploruan disa drejtime bashkëpunimi që synojnë të përshpejtojnë ndërkombëtarizimin e startup-eve, përfshirë krijimin e një pipeline të dedikuar për zgjerim global dhe zhvillimin e programeve “soft-landing” për hyrje më të lehtë në tregje të reja.

Diskutimet përfshinë gjithashtu mundësinë e krijimit të një Fintech & Banking Innovation Hub, i cili do të ofrojë mentorim dhe akses në teknologji të avancuara, si dhe organizimin e “demo days” për të lidhur startup-et me investitorë ndërkombëtarë.

Një tjetër fokus i rëndësishëm ishte zhvillimi i programeve trajnuese dhe ndërkufitare për talentet dhe ekipet e startup-eve, si dhe ofrimi i infrastrukturës bankare që mbështet zgjerimin global të bizneseve inovative.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm për Durana Tech Park në forcimin e rolit të tij si një platformë që lidh startup-et shqiptare me tregjet dhe mundësitë globale.

Ndërkombëtar