Durana Tech Park ishte pjesë e AI Festival të zhvilluar në Bocconi University në Milan, ku prezantoi vizionin, modelin e operimit, incentivat fiskale dhe zhvillimin e komunitetit të tij në rritje.
Gjatë aktivitetit, përfaqësuesit e Durana Tech Park zhvilluan takime dhe biseda konkrete me kompani dhe aktorë të rëndësishëm të ekosistemit të inovacionit në Itali.
Interesi i shprehur nga këta aktorë për t’u bashkuar me Durana Tech Park dhe për të eksploruar mundësi bashkëpunimi konfirmon potencialin e parkut për të tërhequr partnerë ndërkombëtarë dhe për të zgjeruar rrjetin e tij.
Kjo pjesëmarrje përforcon pozicionimin e Durana Tech Park si një nyje lidhëse mes Shqipërisë dhe ekosistemeve ndërkombëtare të teknologjisë dhe inovacionit.



