Durana Tech Park prezanton vizionin e saj për inovacionin dhe investimet në Bruksel
Ndërkombëtar1 Prill 2026

Durana Tech Park prezanton vizionin e saj për inovacionin dhe investimet në Bruksel

Durana Tech Park, së bashku me ASDRE, TEDA Tirana dhe AIDA, mori pjesë në eventin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Belgjiko-Shqiptare e BE-së në Bruksel, një aktivitet që mblodhi përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe komunitetit të biznesit për të diskutuar mundësitë e reja të bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit ndanë vizione mbi forcimin e lidhjeve ekonomike dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më konkurrues për investime, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Për Durana Tech Park, pjesëmarrja në këtë aktivitet ishte një mundësi për të prezantuar rolin e parkut si një platformë strategjike që lidh inovacionin me investimet, duke krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet sipërmarrjeve, institucioneve, investitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ky angazhim përforcon misionin e Durana Tech Park për të zhvilluar një ekosistem dinamik të inovacionit, të aftë për të gjeneruar partneritete me ndikim ndërkombëtar dhe për të kontribuar në rritjen e konkurrueshmërisë së Shqipërisë në ekonominë globale.

Ndërkombëtar