Në hapjen e edicionit të dytë të MatchMaker Albania 2026, Durana Tech Park u prezantua si një nga aktorët kryesorë në zhvillimin e ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri.
Ekspozita26 Mars 2026

Në hapjen e edicionit të dytë të MatchMaker Albania 2026, Durana Tech Park u prezantua si një nga aktorët kryesorë në zhvillimin e ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri.

Përmes stendës së saj të dedikuar, Durana Tech Park prezantoi vizionin për të nxitur zhvillimin teknologjik, për të mbështetur startup-et dhe kompanitë inovative, si edhe për të krijuar ura të forta bashkëpunimi me investitorë dhe partnerë ndërkombëtarë.

Pjesëmarrja në MatchMaker Albania 2026 konfirmon angazhimin e Durana Tech Park për të krijuar një mjedis ku inovacioni, talenti dhe investimet ndërthuren për të gjeneruar mundësi të reja për ekonominë shqiptare.

Si parku i parë i shkencës dhe teknologjisë në Shqipëri, Durana Tech Park vazhdon të pozicionohet si një platformë strategjike për sipërmarrjen, kërkimin, zhvillimin teknologjik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke kontribuar në promovimin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues për inovacion dhe investime.

Ekspozita