Inovacioni Evropian vjen në Durana Tech Park
Ndërkombëtar27 Mars 2026

Inovacioni Evropian vjen në Durana Tech Park

Durana Tech Park, në bashkëpunim me EIT Community Hub Albania, organizoi një takim që mblodhi kompanitë rezidente, universitetet dhe partnerët e ekosistemit për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi me 28DIGITAL (ish EIT Digital), një nga ekosistemet më të rëndësishme evropiane të inovacionit dixhital.

I njohur për transformimin e kërkimit shkencor në sipërmarrje teknologjike, zhvillimin e talenteve në fusha si inteligjenca artificiale, fintech dhe siguria kibernetike, si edhe për mbështetjen e startup-eve deep-tech në të gjithë Evropën, 28DIGITAL sjell një dimension të ri bashkëpunimi për ekosistemin shqiptar të inovacionit.

Ky aktivitet shënon nisjen e një kapitulli të ri për Durana Tech Park, duke hapur rrugën për praninë e 28DIGITAL në Shqipëri përmes parkut. Ky partneritet synon të krijojë ura të reja bashkëpunimi mes inovatorëve, startup-eve, institucioneve akademike dhe rrjeteve evropiane të teknologjisë.

Përmes kësaj nisme, Durana Tech Park forcon më tej rolin e saj si porta e Shqipërisë drejt inovacionit evropian, duke lidhur ambicien e ekosistemit vendas dhe të Ballkanit Perëndimor me një nga rrjetet më të avancuara të inovacionit në Evropë.

Ndërkombëtar