Durana Tech Park mori pjesë në BEYOND Expo Athens, një nga ngjarjet më të rëndësishme të teknologjisë, inovacionit dhe transformimit dixhital në Evropën Juglindore, duke u bashkuar me inovatorë, investitorë, startup-e dhe liderë të industrisë së teknologjisë nga i gjithë rajoni.
Pjesëmarrja në këtë ekspozitë përfaqësoi një mundësi të rëndësishme për të prezantuar potencialin e ekosistemit shqiptar të inovacionit, për të promovuar vizionin e Durana Tech Park dhe për të krijuar partneritete të reja me aktorë ndërkombëtarë të teknologjisë dhe investimeve.
Gjatë aktivitetit, Durana Tech Park zhvilloi takime me partnerë të ekosistemit të inovacionit, duke eksploruar mundësi bashkëpunimi që mbështesin zhvillimin e startup-eve, transferimin e njohurive dhe nxitjen e investimeve në sektorët me potencial të lartë.
Përmes pjesëmarrjes në forume dhe ekspozita ndërkombëtare si BEYOND Expo Athens, Durana Tech Park vijon të forcojë rolin e saj si një platformë që lidh Shqipërinë me ekosistemet rajonale dhe evropiane të inovacionit, duke krijuar partneritete të reja, mundësi për zhvillim dhe një të ardhme të orientuar nga teknologjia.

