Durana Tech Park merr pjesë në Forumin e 13-të Evropian për Reziliencën Urbane
Ndërkombëtar17 Qershor 2026

Durana Tech Park merr pjesë në Forumin e 13-të Evropian për Reziliencën Urbane

Durana Tech Park mori pjesë në Forumin e 13-të Evropian për Reziliencën Urbane (European Urban Resilience Forum – EURESFO), të zhvilluar në Guimarães, qyteti që mban titullin European Green Capital, duke iu bashkuar drejtuesve të qyteteve, ekspertëve dhe aktorëve kryesorë evropianë për të diskutuar zgjidhjet inovative për ndërtimin e komuniteteve më të qëndrueshme dhe më reziliente.

Pjesëmarrja në këtë forum përforcon angazhimin e Durana Tech Park për të mbështetur iniciativa që nxisin transformimin përmes inovacionit, teknologjisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Diskutimet u fokusuan në rolin e teknologjisë, përdorimin e të dhënave dhe zgjidhjeve të integruara në përballimin e sfidave të ndryshimeve klimatike, menaxhimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe ndërtimin e sistemeve urbane më efikase dhe të qëndrueshme.

Përmes pjesëmarrjes në forume evropiane të këtij niveli, Durana Tech Park vijon të zgjerojë rrjetin e partneriteteve dhe të promovojë shkëmbimin e njohurive, duke kontribuar në zhvillimin e një ekosistemi inovacioni që mbështet teknologjitë e së ardhmes dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Ndërkombëtar