Durana Tech Park prezanton vizionin e saj në skenën kryesore të WMF – We Make Future 2026
Ndërkombëtar25 Qershor 2026

Durana Tech Park prezanton vizionin e saj në skenën kryesore të WMF – We Make Future 2026

Durana Tech Park u ngjit në Main Stage të WMF – We Make Future 2026 në Bolonjë, Itali, duke prezantuar vizionin e saj për pozicionimin e Shqipërisë si një qendër rajonale për inovacionin, teknologjinë dhe investimet.

Prezantimi i parkut të parë të shkencës dhe teknologjisë në Shqipëri në një nga skenat më të rëndësishme evropiane të inovacionit përfaqëson një moment të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të vendit dhe në forcimin e partneriteteve strategjike me aktorë të ekosistemit global të teknologjisë.

Gjatë prezantimit u theksua roli i Durana Tech Park në mbështetjen e startup-eve, zhvillimin e inovacionit, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e një ekosistemi që lidh universitetet, biznesin, kërkimin shkencor dhe partnerët ndërkombëtarë.

Pjesëmarrja në WMF – We Make Future 2026 konfirmon angazhimin e Durana Tech Park për të promovuar Shqipërinë si një destinacion konkurrues për teknologjinë, talentin dhe investimet, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe duke forcuar rolin e vendit në ekosistemin evropian të inovacionit.

Ndërkombëtar